Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një video-mesazhi i është drejtuar LSDM-së me rastin e arratisjes së Artan Grubit.
Ai deklaroi se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe procedurave nga një punonjës policie në momentin kur Grubi u arratis.
Sipas Toshkovskit, MPB-ja i ka siguruar të gjitha provat dhe ka dërguar njoftim në Prokurori dhe pas konsultimit me prokurorin do të bëhet kallëzim penal.
Ai shtoi se ndaj punonjësit të policisë është shqiptuar suspendim dhe se ai nuk e njeh personalisht.
Toshkovski akuzoi LSDM-në se mbron BDI-në dhe mbron interesat e saj.
Më herët, LSDM-ja i kërkoi Toshkovskit të tregojë të vërtetën për arratisjen e Grubit, duke kërcënuar se do ta zbulojë plotësisht skandalin nëse nuk e bën këtë brenda 24 orëve. Ata akuzuan Toshkovskin për pjesëmarrje në një “operacion të organizuar mirë” për të ndihmuar Grubin të arratisej.