Gllavçev: Mund të kemi çfarëdo dialogu, por qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë

Maqedonia

Gllavçev: Mund të kemi çfarëdo dialogu, por qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 17:46
Dimitar Glavçev

“I thashë kryeministrit Hristijan Mickoski dje se duhet të zvogëlohet “mprehtësia e deklaratave”, para së gjithash nga pala maqedonase, sepse siç e dini, Bullgaria “nuk thotë asgjë”” Këtë e deklaroi kreu i qeverisë teknike bullgare, Dimitar Glavçev, sot në Bruksel, ku merr pjesë në Samitin e BE-së.

Ai tha se gjuha e urrejtjes nuk duhet të vazhdojë dhe se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të zhvillojnë të gjitha llojet e dialogëve, por se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë.

Sipas tij, edhe pse nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë, megjithatë është mirë që të fillohet me një ton të mirë evropian për marrëdhëniet evropiane që duhet të përdoret në mes të një shteti anëtar dhe një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

I pyetur se në cilën gjuhë kanë folur me Mickoskin, Glavçev është përgjigjur se ai ka folur në bullgarisht, ndërsa kryeministri maqedonas do të duhet ta pyetet se çfarë gjuhe flet.

Kryeministri Mickoski dje në Bruksel mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor së bashku me liderët e vendeve anëtare të Unionit dhe shteteve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat