Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, foli nga Korça për çështjen e gjuhës shqipe.
Teksa vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, numri dy i diplomacisë maqedonase tha se Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta miratojë vendimin për shfuqizimin e gjuhës shqipe.
“Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre.
Nuk pritet që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime që cenojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend. Është e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt dhe të respektohen për të drejtat e tyre gjuhësore”.
Zyrtari i lartë maqedonas ishte këtë të enjte në Universitetin e Korçës, ku mori pjesë në konferencën shkencore “80 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri”.