Deputetja e Frontit europian, Ilire Dauti ka refuzuar ligjin për “Branitellat”.
Dauti tha se ky ligj nuk mund të vendoset në rendin e ditës sepse kanë skaduar afatet, por Trençevska tha se ligji ende është në procedurë dhe i njëjti ende nuk është tërhequr dhe se si deputet ka të drejtë të propozojë pikë të rendit të ditës.
“Ju e dini se propozimi juaj….dhe nuk mundemi ta pranojë propozimin tuaj. Vazhdoni të insistoni dhe ta pengoni punën e këtij komisioni…për këtë ligj kanë skaduar të gjitha afatet e parapara me rregulloren”, tha Ilire Dauti.
“Sipas rregullores…ju që e keni propozuar…”, tha Jovana Trençevska.