Përsëri ndërpritet seanca për “Branitellat”, Dauti nuk e pranoi kërkesën e Trençevskës

Maqedonia

Përsëri ndërpritet seanca për “Branitellat”, Dauti nuk e pranoi kërkesën e Trençevskës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Deputetja e Frontit europian, Ilire Dauti ka refuzuar ligjin për “Branitellat”.

Dauti tha se ky ligj nuk mund të vendoset në rendin e ditës sepse kanë skaduar afatet, por Trençevska tha se ligji ende është në procedurë dhe i njëjti ende nuk është tërhequr dhe se si deputet ka të drejtë të propozojë pikë të rendit të ditës.

“Ju e dini se propozimi juaj….dhe nuk mundemi ta pranojë propozimin tuaj. Vazhdoni të insistoni dhe ta pengoni punën e këtij komisioni…për këtë ligj kanë skaduar të gjitha afatet e parapara me rregulloren”, tha Ilire Dauti.

“Sipas rregullores…ju që e keni propozuar…”, tha Jovana Trençevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat