Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon takimet me qytetarët. Sonte është takuar me qytetarët e Tetovës.
Ahmeti në Tetovë foli për shumë çështje, por fokusi te gjuha shqipe.
Ahmeti theksoi se gjuhën shqipe të gjithë duhet ta mbrojnë.
“Ta shqyrtojnë ligjin për gjuhën. Po ajo Marrëveshja (e Ohrit) është larë me gjak. Amerika është gjallë, BE është gjallë, dhe duhet bashkë t’i dalim zot”, tha Ahmeti.