Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup.
Nga aty thonë se vendim do të merret në ditët në vijim.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët akuzohen për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotarinë Shtetërore.
Prokuroria Publike më parë njoftoi se do të kërkojë nga MPB që të shpallë fletarrest për Grubin dhe Bajramin, të cilëve gjykata penale u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa të cilët për momentin janë të pakapshëm për organet e rendit.