Avokati i Artan Grubit: Nuk ka bazë për dyshim për kryerje të veprës penale

Maqedonia

Avokati i Artan Grubit: Nuk ka bazë për dyshim për kryerje të veprës penale

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 14:07
Artan Grubi

Avokati i Artan Grubit, Vlladimir Donevski, sot me një deklaratë ka njoftuar opinionin se deri më tani nuk kanë dalë në publik sepse mbrojtja por edhe ndjekja e të dyshuarit bëhet në procedurë gjyqësore, e jo përmes mediave.

“Që kur është iniciuar ky rast penal, ne si mbrojtje kemi marrë pjesë aktive në të gjitha veprimet që janë ndërmarrë.

Pas konstatimit se çfarë ka gjykata deri më tani dhe analizimit të argumenteve të prokurorisë publike, për mendimin tonë nuk ka arsye për dyshimin e kryerjes së veprës penale të paraparë me ligj.

Mbrojtja dhe të gjitha argumentet do të paraqiten në kuadër të procedurës së paraparë me ligj, me qëllim që të bindin gjykatën dhe prokurorin publik se në veprimet për të cilat akuzohet Artan Grubi nuk ka asnjë vepër penale.

Shpresojmë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë penale të mbeten të imunizuar ndaj politizimit të dukshëm të procesit dhe të ruajnë paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre dhe të marrin vendime, si ne, bazuar në argumente të qarta ligjore.

Duke qenë se gjykimet janë publike, media dhe publiku i gjerë mund të ndjekin procesin dhe të nxjerrin konkluzionet e tyre nëse ka prova që vërtetojnë fajësinë e Artan Grubit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat