Rasti “Alfa”, Mexhiti: Po punohet në heshtje për këtë rast, jo përmes propagandave

Maqedonia

Rasti “Alfa”, Mexhiti: Po punohet në heshtje për këtë rast, jo përmes propagandave

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 16:13
Izet Mexhiti

Pas refuzimit të Gjykatës Penale për rikthimin në gjykim të rastit “Alfa” zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se po punohet në heshtje për këtë rast dhe jo përmes propagandave.

Sipas Mexhiti VLEN dhe Qeveria nuk e keqpërdor këtë rast ashtu siç e ka keqpërdorur Grubi.

Mexhiti tha se është i bindur se aty ka parregullsi, por po punohet në drejtim të zgjidhjes.

“Ne nuk jemi si ato të tjetër që i kemi përdorë rastin dhe e kemi futur që ta bëjmë temë edhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër , në po bëjmë punën tonë dhe fjalën kryesore e ka gjyqësia në këtë rast prokuroria, kemi bindje se në atë rast ka parregullsi dhe po punojmë por jo nëpërmjet mediumeve po punojmë aty ku duhet. Ata që i kanë marr votat në rastin “Alfa” është zotëri Grubi dhe ju e dini mirë këtë punë dhe ne nuk jemi si Grubi dhe ata tjerët që e kanë keqpërdorë rastin dhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër. Ne punojmë aty ku duhet dhe me dështimet e tyre dhe të atyre do mundohemi ti korrigjojmë ne po merremi me dështimet e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat