Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër

Maqedonia

Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

MPB njofton se dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri policinë kufitare të Maqedonisë.

“Më datë 19.12.2024 në orën 23.40, punonjës të stacionit policorë për kontroll kufitar dhe vëzhgim kufitar “Blato”, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, në periferi të Dibrës, kanë vërejtur dy persona të cilët po lëviznin në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

Në momentin që kanë tentuar t’i ndalojnë, personat kanë qëlluar me disa plumba nga armët e zjarrit, ndaj të cilëve policia ështëkundërpërgjigjur dhe personat janë larguar me vrap".

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat