Janevska: Ligji për shkollimin e mesëm do të përmirësohet, simbolet shtetërore duhet të respektohen

Maqedonia

Janevska: Ligji për shkollimin e mesëm do të përmirësohet, simbolet shtetërore duhet të respektohen

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 19:13
Vesna Janevska

“Si ministre e Arsimit, nuk mund të lejoj të vuajnë pesë ligje të tjera, sepse BDI-së nuk i pëlqen një ligj, ai të këndohet himni kombëtar”, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska për “Slloboden Peçat”.

Himni kombëtar nuk do të këndohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave, për shkak se Qeveria e tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm pasi pati bllokadë dhe reagime ndaj tij.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se nuk heq dorë nga respektimi i simboleve shtetërore dhe se do të kërkojë ende një mënyrë për të funksionuar në një shoqëri multietnike. Nga ana tjetër, VLEN në pushtet, tërheqjen e Projektligjit e vlerësoi si sukses të saj, sikurse edhe BDI-ja.

Janevska njoftoi se ligji do të përmirësohet dhe se po mendohet se si të zgjidhet respektimi i simboleve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat