Mexhiti: Në muajin janar do të ketë mbledhje të të dy qeverive, Shkupit dhe Tiranës në interes të shtetasve tanë

Maqedonia

Mexhiti: Në muajin janar do të ketë mbledhje të të dy qeverive, Shkupit dhe Tiranës në interes të shtetasve tanë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 20:38
Izet Mexhiti

Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka dhënë një intervistë në “Ora News” ku ka falur mbi debatin politik mbi çështjen e përdorimit të Gjuhës Shqipe, si dhe shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit i ish-zv. kryeministrit të mëparshëm shqiptar Artan Grubi.

Për këtë të fundit, Mexhiti theksoi ai strehohet në Shqipëri pas arratisjes së tij që u përfol se kishte kaluar në Kosovë.

Ndërkaq, Mexhiti theksoi se në janar do të ketë një mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Shkupit dhe asaj të Tiranës, pa specifikuar se ku do të zhvillohej konkretisht ajo

PJESË NGA INTERVISTA

A do të kemi ndonjë bashkëpunim me Shqipërinë, meqë jemi në kohë tryezash të përbashkëta, nisur nga takimi i sotëm i dy parlamenteve Kosovë – Shqipëri?

Në muajin e parë që jam zgjedhur Zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, me vetë-iniciativë erdha në Tiranë dhe zhvillova takime me politikën, siç e bëmë me Kosovën. Mendoj se këto janë në interes të të dyja shteteve dhe në muajin janar do të ketë mbledhje të të dy qeverive në interes të shtetasve tanë. Dhe këtu nuk duhet t’i ngatërrojmë çështjet ideologjike dhe fushatat zgjedhore.

Për ne fushata zgjedhore ka përfunduar dhe tashmë ka një realitet të ri tek shqiptarët e Maqedonisë, dhe ata nuk e kanë komoditetin që të ndahen në kampe politike.

Mendoj se ne kemi nevojë për shtetin shqiptar, për diplomacinë shqiptare, për vetë shqiptarët, për kulturën, arsimin, sepse edhe historikisht ka qenë.

Pasi edhe shkollat e para Shqipëria i ka hapur këtu tek ne me Koliqin e me radhë dhe në këtë kuptim janari do të jetë tejet produktiv në këtë drejtim për të qenë më afër Maqedonia dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat