Është rritur edhe kursimi edhe kreditimi, qyetarët e RMV-së më shumë marrin kredi konsumatore dhe banimi

Maqedonia

Është rritur edhe kursimi edhe kreditimi, qyetarët e RMV-së më shumë marrin kredi konsumatore dhe banimi

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:22
Ilustrim

Në nëntor të këtij viti, në nivel vjetor, depozitat e përgjithshëm kanë vërejtur rritje prej 11,0 për qind, ndërsa kreditë prej 9,7 për qind, njoftoi Banka Popullore.

Niveli monetar në nëntor, shënon rritje mujore prej 0,6 për qind, para se gjithash për shkak të rritjes së depozitave afatgjatë deri në dy vjet dhe paratë depozitare, gjatë një kontributi më të vogël pozitiv dhe të parave kesh në qarkullim, ndërsa depozitat afashkurte kan shënuar rënie. Rritja vjetore e nivelit të parave arrin 9,1 për qind dhe është rezultat i rritjes së parave depozitare, depozitat afatgjate deri në dy vite dhe paratë kesh në qarkullim, në kushte të rënies së vërejtur tek depozitta afatshkurtër.

Në nëntor, depozitat e përgjithshëm janë rritur për 0,9 për qind në bazë vjetore në tërësi si rezulat i rritjes së depozitave në sektorin “amvisëri”, ndërsa depozitat në sektorin korpotativ janë ulur. Analizuar në nivel vjetor, depozita e përgjithshëm kanë shënuar rritje prej 11, 0 Për qind, për shkak të depozitave më të lartë, me kontribut më të madh të depozitave në sektorin “amvisëri”

Nga ana tjetër, kredia e përgjithshme është rritur për 0,7 për qind dhe 9,7 për qind në baza mujore dhe vjetore. Gjithashtu, rritja mujore dhe ajo vjetore janë rezultat i rritjes së kredive në të dy sektorët, me një kontribut më të madh në rritjen e kredisë në sektorin e korporatave.

“Këtë muaj, depozitae e përgjithshëm të sektorit të korporatave kanë shënuar një ndryshim mujor në rënie prej 0.6 përqindëve. Ndryshimi vjen nga zvogëlimi i depozitave pa afat dhe depozitave afatshkurtra në valutë, në kushtet e rritjes së depozitave afatshkurtra në denarë dhe afatgjata në denarë dhe valutë. Rritja vjetore është 7,0 për qind dhe është rezultat i rritjes së depozitave pa afat, depozitave afatgjata në valutë dhe afatgjata dhe afatshkurtra depozitat në denarë, ndërsa depozitat afatshkurtra në valutë shënuan rënie.

Kreditë e sektorit të korporatave kanë[ shënua rritje mujore prej 0,8 përqindëve, që vjen si rezultat i rritjes së kreditimit në denarë dhe valutë, me një kontribut më të madh të kredive në denarë. Krahasuar me bazë vjetore, rritja prej 11,5 për qind në tërësi është rezultat i rritjes së kredive në denarë, në kushtet e rënies së kredive në valutë.

Në muajin nëntor, gjithsej depozitat e individëve kanë shënuar rritje mujore dhe vjetore me përkatësisht 1,9 për qind dhe 13,3 për qind. Për më tepër, rritja në të dyja bazat është tërësisht rezultat i rritjes së parasë depozituese dhe depozitave afatgjata, ndërkohë që depozitat afatshkurtra janë në rënie.

Kreditë për ekonomitë familjare janë rritur për 0,7 për qind në baza mujore, si rezultat i rritjes pothuajse të barabartë të kredive në valutë dhe në denarë. Është shënuar rritje vjetore prej 8,2 për qindëve, e cila në masë të madhe është për shkak të kredive të aprovuara në denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat