LSDM: Ka dyshime se largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje OBRM-PDUKM-BDI

Maqedonia

LSDM: Ka dyshime se largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje OBRM-PDUKM-BDI

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

“Autoritetet e kanë lënë Artan Grubin të kalojë lirisht kufirin, për çka ka dyshime të arsyeshme se ka qenë marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, duke e akuzuar pushtetin aktual për largimin e ish-zëvendëskryeministin e parë nga vendi.

“Lëshimet e shumta janë vetëm një konfirmim i kësaj. Nga njoftimi se është parashtruar kallëzim penal, përmes vendosjes së patrullës mobile pa asnjë informatë, deri në kalimin pa kontroll në pikën kufitare Bllacë, lejuar nga personi B.J i caktuar nga Toshkovski.

Të kapur në këtë skandal të madh, pushtetarët fillimisht u përpoqën t’ia hedhin fajin baterive të kamerave, ndërsa tani po ofertojnë se ku është Grubi, qoftë në Kosovë apo Shqipëri. Kufiri i Kosovës është i hapur për të ikur kriminelët.

Zyrtarët qeveritarë duhet të marrin përgjegjësinë në vend që të bëjnë oferta. Për arratisjen e Grubit, gjegjësisht lirimin jashtë kufijve të shtetit, Toshkovski tashmë është dashur të japë dorëheqje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat