Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik bëri rekomandime për përgatitjet e qytetarëve, institucioneve shëndetësore dhe objekteve gastronomike pasi të nis furnizimi më ujë.
Sipas Institutit rreziqet ndaj shëndetit mund të paraqiten jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe pas lëshimit në përdorim të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, përkatësisht pas riparimit të defektit.
Si masë kujdesi, Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të mos e konsumojnë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit deri në 1 orë.
Mund të pritet që uji të ndryshojë ngjyrën dhe është e domosdoshme që të lihet rrjedhja e ujit nga çezmat për disa minuta.