LSDM-ja shpreh shqetësimin për vdekjen e foshnjave në Klinikën e Fëmijëve

Maqedonia

LSDM-ja shpreh shqetësimin për vdekjen e foshnjave në Klinikën e Fëmijëve

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

LSDM-ja shpreh shqetësimin për vdekjen e foshnjave në Klinikën e Fëmijëve. Sipas kësaj partie statistikat për vdekshmërinë janë tejet shqetësuese, pasi në gjysmën e dytë të këtij viti 19 foshnja dhe një fëmijë 5 vjeçar kanë ndërruar jetë. Sipas partisë maqedonase në opozitë shifrat hapin shumë pyetje për të cilat opinioni meriton përgjigje, për atë se si janë bërë lëshimet, ku ngec sistemi dhe a po mbrohen gabimet mjekësore.

Rasti i fundit ishte vdekja e foshnjës 7 muajshe. Pas kontrollit të inspektorati ndër të tjera u theksua mos shtruarja në spital e foshnjës dhe përsëritja e praktikës së mungesës së specialistit.

“Është veçanërisht alarmant rasti i fundit me vdekjen e foshnjës 7 muajshe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, e cila është refuzuar të shtrohet në spital pa kurrfarë arsyetimi për shkaqet.

Ky është rasti i dytë për vetëm dy muaj e gjysmë në Klinikën e Fëmijëve, pas vdekjes tragjike të foshnjës 14 muajshe, për të cilët gjithashtu ishte refuzuar shtruarja në spital.

Foshnja vetëm 8 ditëshe që u soll nga Strumica në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, vdiq nga sepsa dhe raste të tjera tragjike. Këto shifra dhe raste në sistemin shëndetësor, veçanërisht në Klikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk guxojnë të injorohen”, tha Renata Mlladenovska, LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat