Era e fuqishme ndërpreu skijimin në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Era e fuqishme ndërpreu skijimin në Kodrën e Diellit

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Turistë që iknin nga pistat e skijimit, skiliftë jofunksional, mjegull dhe erë e fuqishme. Kjo ishte pamja në Kodrën e Diellit sot.

Turistët që kishin shkuar atje për të shijuar skijimin me nxitim ktheheshin nëpër hotele për shkak të ftohtit dhe erës.

“Jo smujtëm me skiju sot, era e fortë shumë, teleferikët nuk po punojnë, po do rrimë edhe sot këtu e të shpresojmë nesër të jetë më mirë”, tha një turist.

“Absolut aspak nuk skijuam shumë era e fortë”, tha një tjetër turist.

“Ndonjëherë frynte shumë ndonjëherë u ndalte. Mbase edhe nuk ishte shumë e rrezikshme por për të skiju problem”, shtoi një turist.

Drejtori i kodrës së Diellit Gani Aliji tha se moti i keq nuk lejoji vazhdimin e punës së ski liftëve pasi përbënin rrezik për skijatorët. Ai apeloi për kujdes të shtuar.

“Ne dolëm në terren bashkë me punëtorët por ka shumë mjegull dhe erë dhe nuk mund të kemi skijim. Ne kemi paralajmërime dhe kemi vendosur shtylla mbrojtëse për raste fatkeqësish, por i lusim gjithë që në kohë me mjegull mos skijojnë sepse nuk duken as pistat e skijimit”, tha Gani Aliji, drejtor i Kodrës së Diellit.

Për shkak të motit të keq në Kodrën e Diellit është anuluar edhe skijimi i natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat