Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit

Maqedonia

Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit, posaçërisht në kryeqytet. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se javën që vjen pritet mot i ndryshueshëm, por kryesisht i  ftohtë me temperaturë maksimale deri në 7 gradë celsius.

“Nesër në mëngjes kemi temperature prej -6 deri  në 1 gradë. Kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme, pak do të rriten temperaturat ndërsa rriten edhe vranësirat në mëngjes.

Gjatë ditës temperaturat do të arrijnë më së shumti deri në 7 ose 8 gradë celsius, të hënën dhe të martën. Megjithatë, nesër dhe të hënën nuk presim mjegull”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptik.

Sipas Sekiraskit javën e ardhshme reshjet e borës do të jenë më të theksuara në vendet malore ndërsa në ato më të ulëta do të vijojnë reshjet e shiut. Ai tha se në vendet malore, trashësia e borës do të jetë e lartë posaçërisht në Kodrën e Diellit ku ka arritur mbi 30 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat