Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit, posaçërisht në kryeqytet. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se javën që vjen pritet mot i ndryshueshëm, por kryesisht i ftohtë me temperaturë maksimale deri në 7 gradë celsius.
“Nesër në mëngjes kemi temperature prej -6 deri në 1 gradë. Kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme, pak do të rriten temperaturat ndërsa rriten edhe vranësirat në mëngjes.
Gjatë ditës temperaturat do të arrijnë më së shumti deri në 7 ose 8 gradë celsius, të hënën dhe të martën. Megjithatë, nesër dhe të hënën nuk presim mjegull”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptik.
Sipas Sekiraskit javën e ardhshme reshjet e borës do të jenë më të theksuara në vendet malore ndërsa në ato më të ulëta do të vijojnë reshjet e shiut. Ai tha se në vendet malore, trashësia e borës do të jetë e lartë posaçërisht në Kodrën e Diellit ku ka arritur mbi 30 centimetra.