Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovkës kërkoi ndihmë nga qeveria për projektin në bulevardin “Çairçanja”.
Pasi tha se buxheti i qytetit të Shkupit mbushet nga 10 komunat e qytetit duke përfshirë edhe komunën e Çairit.
Sot zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti tha se po të ishte çështja e financave qeveria do ta financonte, por sipas tij Arsovska nuk ka vullnet për një projekt të tillë.
“Qyteti i Shkupit buxhetin e mbush me tatimet e qytetarëve të 10 komunave në qytetin e Shkupit dhe një pjesë e mirë e këtij buxheti mbushet nga tatimet që I paguajnë qytetarët e çairit dhe ky buxhet që akumulohet në qytetin e Shkupit nuk mund të shkon diku tjetër por duhet të rikthehet, këto janë mjete të dedikuara që duhet të kthehen me projekte konkrete nga komunat përkatëse dhe mendoj që është obligim I qytetit të Shkupit por si do që të jetë mendoj që nuk ekziston vullneti për ta realizuar nga ajo se përndryshe nëse është vetëm çështja financiare edhe këtë do e mbulon qeveria por mendoj se nuk e bënë as njërën as tjetrën”, deklaroi Mexhiti.