Komuna e Kumanovës subvencionon qytetarët për inverterë

Maqedonia

Komuna e Kumanovës subvencionon qytetarët për inverterë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 20:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në njërën nga seancat e fundit, Këshilli i Komunës së Kumanovës ka sjellur vendimin që në vitin 2025 të ndajë subvencione për furnizimin e inverterëve. Bëhet fjalë për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 20 mijë denarë për sigurimin e inverterëve.

Subvencionet priten tu ndahen 100 familjeve të Komunës së Kumanovës. Përfituesit e subvencioneve duhet t’i plotësojnë disa kushte, kurse subvencionet do të ndahen sipas principit “Paraqitesh i pari – shërbehesh i pari”.

Për subvencionimin e invertorëve Komuna e Kumanovës do të ndajë 2 milion denarë, apo nga 20 mijë denarë për çdo familje përfituese. Përparësi kanë të gjithë ata që deri më tash janë ngrohur me dru. Akoma nuk është precizuar një gjë e këtillë, pasiqë do tē mund të aplikojnë edhe ata që ngrohen me kloma por që nuk kanë efikasitet të lartë, që në fakt nuk janë invertorë”, ka thënë Lidija Llang Spasovska.

Ndryshe me këtë masë Komuna e Kumanovës përpos që dëshiron t’i ndihmoj qytetarët, gjithashtu mëton edhe në arritjen e efekteve pozitive ekologjike. Kumanova gjatë dimrit radhitet ndër qytetet më të ndotura në vend, andaj me këtë masë tentohet sado pak të ulë shkallëne lartësisë së ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat