BDI: Qeveria le ta miratojë ligjin për masat restriktive, le të mos mbrojë interesat e oligarkëve të privilegjuar

Maqedonia

BDI: Qeveria le ta miratojë ligjin për masat restriktive, le të mos mbrojë interesat e oligarkëve të privilegjuar

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media, pyet se përse Qeveria po e bllokon Ligjin për Masat restriktive.

Sipas tyre, Qeveria po mbron oligarkët e saj, pasi sipas këtij ligji personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE do të penalizoheshin për pjesëmarrje në jetën politike.

Reagimi i plotë:

Cilët oligarkë po mbrojnë veten?”

Pse Qeveria refuzon miratimin e Ligjit për masat restriktive, i cili i pengon personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE të kenë qasje në jetën politike dhe burimet publike?

Ky ligj nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri.

Refuzimi ose shtyrja e miratimit të tij ngre dyshime serioze për ndikimet e errëta dhe mbrojtjen e interesave të oligarkëve.

Publiku kërkon përgjigje të qarta: Për kë punon qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët e tyre dhe oligarkët e privilegjuar?

Masat kufizuese janë një test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane.

Çdo vonesë është akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat