LSDM: “Shporta e Vitit të Ri” është mashtrim, çmimet e produkteve janë rritur

Maqedonia

LSDM: “Shporta e Vitit të Ri” është mashtrim, çmimet e produkteve janë rritur

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

“Rritja e harxhimeve jetësore po bëhen një sfidë e padurueshme për shumë familje kurse produktet themelore të ushqimit po shndërrohen në luks” thonë nga opozitarja LSDM duke e quajtur mashtrim masën qeveritare me të ashtuquajturën “Shporta e Vitit të Ri”

LSDM thonë se tregtarët fillimisht rritën çmimit, e më pas masat hynë në fuqi.

Ata thonë se gjatë ditë së djeshme kanë inspektuar disa markete dhe sipas tyre çmimet janë rritur.

“Çmimi i vajit tani është 97 denarë, kurse më 1 tetor ishte 83 denarë. Do të thotë kemi rritje e jo zbritje.

Vezët që shiteshin nga 75 – 85 denarë tani janë mbi 100 denarë. Nga 107 – 140 denarë. Gjithashtu rritje të çmimeve.

Tek djathi i përizer s`ka ndryshime dhe çmimet lëvizin rreth 450 denarë – pa ndryshime.

Kaçkavali është shtrenjtuar dhe tani është mbi 600 denarë për kilogram.

Jogurti me 3.2% yndyrë, në disa markete ka mbërritur mbi 72 denarë, gjithashtu me çmim në rritje.

Ulja e djathit të lopës është minimale – vetëm 5 denarë dhe tani është 398 denarë për kilogram

Ky është realiteti, këto janë faktet që e tregojnë qartë mashtrimin që qeveria ua përgatiti qytetarëve me këtë shportë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat