Nesër dhe pasnesër pa energji elektrike një pjesë e Shkupit

Maqedonia

Nesër dhe pasnesër pa energji elektrike një pjesë e Shkupit

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 21:00
Ilustrim

Një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Saraj nesër do të jenë pa energji elektrike, ndërsa pasnesër ata nga komuna e Karposhit.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, për shkak të operimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër nga ora 07:00 deri në ora 16:00, përdoruesit do të jenë nga rruga “Bozhin Nikollov “, “Haxhi Trajko” dhe “Lisiçe e Epërme”, në pjesën drejt fshatit Lisiçe e Poshtme.

Nga ora 08:30 deri në 16:00 do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga objektet në rrethinën e Liqenit – Treska në Saraj dhe nga ora 11:00 deri në 15:00 nga një pjesë e rrugës Milan Mijallkoviq.

Të martën, më 24 dhjetor, nga ora 19:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të rrugës Strushka në Komunën e Karposhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat