Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 16.12.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 denar/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,058 den/kg dhe do të jetë 45,823 den/kg

Nga data 24.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 45,823 (denarë/kilogram).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat