Derkoski për të dytën herë shpallet i pafajshëm për blerjen e softuerit për zgjedhje

Maqedonia

Derkoski për të dytën herë shpallet i pafajshëm për blerjen e softuerit për zgjedhje

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 17:26
Oliver Derkoski

Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, i cili është edhe këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sërish është shpallur i pafajshëm për prokurimin e softuerit për zgjedhje.

“Lidhur me rastin me KOK nr. 124/24 lidhur me hetimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është përfunduar me aktgjykim lirues në shkallë të parë dhe është në proces të përpilimit të aktgjykimit me shkrim, pas së cilës palët kanë të drejtë ankese”, thonë nga Gjykata Penale për “Sloboden Peçat”.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Penale e liroi Derkoskin nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim, kështu që Derkoski u gjykua sërish. Në ndërkohë, ai ishte në listën e këshilltarëve të ministrit Toshkovski, të cilin e këshillon për çështje juridike.

Rasti ka të bëjë me keqpërdorime në lidhje me 2 prokurime, ndërsa Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK) ka ngritur aktakuzë në maj të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat