Taravari: Duhet të ulemi si kryetar të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme për procesin eurointegrues

Maqedonia

Taravari: Duhet të ulemi si kryetar të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme për procesin eurointegrues

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 19:50
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari

Edhe 8 ditë na ndajnë nga fundi i vitit 2024, por asgjë lëvizje nga shumica parlamentare për realizimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari pranoi që ka kaluar afati gjashtë mujor që VLEN-i kishte dhënë si premtim për zhbllokim të procesit.

Ai shton se është koha që liderët e VLEN-it të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje, përcjell “TV21”.

“Me ndryshimet kushtetuese fatkeqësisht, besoj…jo më, nuk ka afat për të filluar, shpresojmë që rrethanat të përmirësohen, të kemi qeveri stabile në Bullgarinë mbi të gjitha dhe të mundohemi që partinë e cila ka shumicë në qeveri, që ta bindim…ata kërkojnë garanci me të drejtë, që nuk do të ketë ndryshime të tjera dhe të fillojnë ndryshimet kushtetuese, 24 dhjetori, u bënë 6 muaj, se ne dhamë një kusht 6 muaj që të fillojnë ndryshimet kushtetuese, përsëri duhet të ulemi si kryetar të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme”, theksoi Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat