Perinski: Me ndryshime të Ligjit për Vetqeverisje Lokale në Maqedoninë e Veriut do të vendoset mbikqyrja komunale

Maqedonia

Perinski: Me ndryshime të Ligjit për Vetqeverisje Lokale në Maqedoninë e Veriut do të vendoset mbikqyrja komunale

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 20:22
Zllatko Perinski

Me ndryshime të Ligjit për Vetëqeverisej Lokale në Maqedoninë e Veriut do të vendoset mbikëqyrja komunale që do të jetë nën ingerenca të Komunave, paralajmëroi Ministri për Pushtet Lokal, Zllatko Perinski, gjatë një takimi me Kryetarët e Komunave nga i gjithë vendi.

Në të ardhmen policët e komunave do të kenë kompetenca më të mëdha në pjesën e kontrollit, ku shpresohet që të ulet hedhja e pandërgjegjshme e mbeturinave.

Nisma kryesore në ndryshimet ligjore, sipas Ministrit Perinski, është mundësia për shkarkimin e Kryetarit të Komunës.

“Bëhet fjalë për ligj sistematik ku nevojiten 2/3 në Kuvend dhe padyshim Badenteri. Nisma kryesore është shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit, me çka vlerësojmë se do ta rrisim transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të Vetadministrim lokale”, tha Zllatko Perinski.

Manastiri sot ishte nikoqiri I takimit të parë konsultativ, kku përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal, qytetarët dhe ekspertët debatuan rreth nevojës për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetadministrim Lokale, për shkak të dobësive të identifikuara gjatë zbatimit 20-vjeçar.

Procesi mbështetet nga Ambasada e Zvicrës dhe UNDP-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat