Ndalohet një person në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë

Maqedonia

Ndalohet një person në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (24.12.2024) në ora 00:50 në afërsi të rrugës lokale Gjevgjeli – fshati Bogorodica, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria D.G (19) nga fshati Budinarci, Berovë.

Siç njoftojnë nga MPB, më herët në afërsi të pikës kufitare Bogorodicë, punonjësit e policisë kanë vërejtur se në automjetin “Alfa Romeo” me targa të Koçanit, të cilin D.G. e drejtonte atë, hyjnë më shumë emigrantë.

“D.G e ka ndalur veturën dhe ka tentuar të ikë, por shumë shpejt është gjetur dhe privuar nga liria dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 emigrantë, tetë prej tyre nga Republika e Turqisë dhe dy nga Iraku.

Pas dokumentimit të rastit kundër D.G. do të bëhet kallëzim përkatës dhe emigrantët vendosen në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat