Misajllovski: Kushti prej dy për qind nga Buxheti për mbrojtje është plotësuar

Maqedonia

Misajllovski: Kushti prej dy për qind nga Buxheti për mbrojtje është plotësuar

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 13:50
Vllado Misajlovski

Modernizimi dhe pajisjet e Armatës, sigurimi i kushtit prej dy për qind nga Buxheti për mbrojtjen, si dhe rritja e standardit të punonjësve dhe mbushja me të rinj në Armatë janë tre shtyllat që janë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, që i paralajmëroi Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski në brifingun e sotëm me gazetarë para Vitit të Ri.

Nga viti i ardhshëm fillon procedura për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

“Për sa i përket buxhetit, dua të informoj dhe të theksoj se është respektuar kushti për minimumin 2 për qind të dedikuar për mbrojtjen. Shikuar në para arrin në 329 milionë euro, nga të cilat 32 për qind, përkatësisht 106 milionë euro janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e Armatës. Krahasuar me vitin 2024 kjo është 18 milionë euro më shumë”, theksoi Misajlovski.

Modernizimi dhe pajisjet e Armatës, siç theksoi ministri është proces, i cili realizohet në përputhje me planifikimin e Ushtrisë dhe në përputhje me të gjitha objektivat e kapaciteteve. Dorëzimi i të gjitha 96 automjeteve “JLTV” dhe automjeteve “strajker” duhet të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa gjithashtu deri në fund të vitit 2025 duhet të mbërrijnë edhe sistemet e porositura “Boran” dhe “Mistral”.

Si shtyllë shumë e rëndësishme, Misajlovski ka potencuar edhe kapacitetin njerëzor, për të cilin tha se është prioritet i lartë, i cili është i përfshirë në standardin e të punësuarve dhe plotësimin me të rinj në Armatë.

Lidhur me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ministra tha se në këtë moment nuk mendojnë për atë temë, pasi nuk ka nisma të tilla.

Në pyetjen e gazetarëve për ndihmë shtesë për Ukrainën, Misajlovski tha se tashmë i ka informuar mediat se është miratuar një pako në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe se tani janë në fazën e përfundimit të asaj procedure dhe nënshkrimit të memorandumit.

"Për pako të reja në këtë moment nuk diskutohet, por do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet. Nëse diku mund të ndihmojmë, do të ndihmojmë, por qëndrimi dhe prioriteti im do të jetë mbi të gjitha modernizimi dhe fokusimi i plotë në këtë moment në Armatën tonë”, shtoi Misajlovski.

Ministri informoi se tashmë është duke u bërë revizion i të gjitha procedurave në kuadër të shërbimeve të ARM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat