Limani për çerdhen në Haraçinë: Nënshkrimi im do të bëhet legjitim, kur Ibrahimi të bindet që unë jam ministër legjitim

Maqedonia

Limani për çerdhen në Haraçinë: Nënshkrimi im do të bëhet legjitim, kur Ibrahimi të bindet që unë jam ministër legjitim

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:33
Fatmir Limani

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka folur në lidhje me hapjen e çerdhes në Haraçinë, ndërsa tha se bëhet fjalë për procedura. Limani fillimisht tha se kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje pasi e quajti ministër jolegjitim.

“Të dy kryetarët e komunave, por më tepër kryetari i komunës së Haraçinës do të duhet të kërkojë falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jolegjitim, dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse unë jam legjitim apo nuk jam, atëherë kur ai të bindet që jam legjitim, në të njëjtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim”, tha Limani.

Para një muaji, kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi, dhe ai i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi, në konferencë për shtyp akuzuan ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani, se i mban peng fillimin e funksionimit të çerdheve “Valbona Zimberi 2001” në fshatin Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të Komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë.

Ata thanë se Limani këtë e bënë për arsye politike, ndërsa thanë se ka lejuar funksionimin e çerdheve në Tetovë dhe Çair, të cilat kanë qenë me kushtet të njëjta si ato në Haraçinë dhe Likovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat