Ndalohet një 29-vjeçar, ka kërcënuar kryetarin e komunës së Kavadarit

Maqedonia

Ndalohet një 29-vjeçar, ka kërcënuar kryetarin e komunës së Kavadarit

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:43
Mitko Jançev

Një person nga Kavadari është ndaluar mbrëmë pasi kishte kërcënuar në internet kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe familjen e tij.

Policia ka vepruar me kallëzim të mëparshëm.

“Mbrëmë në orën 00:05, zyrtarët policorë nga DPB Kavadar kanë ndaluar S.M. (29) nga Kavadari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se për një kohë të gjatë në rrjetet sociale ka kërcënuar M.J.(43) nga Kavadari.

S.M. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB Veles.

E në muajin maj është bërë e ditur se Jançev ka marrë kërcënime me vdekje nga një 35-vjeçar nga Kavadari. Ngjarja ka ndodhur në një restorant.

Personi, siç njoftojnë nga MPB, është ndaluar në stacionin policorë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat