Këshilli Penal hedh poshtë ankesën e avokatit, konfirmon masën e paraburgimit për Artan Grubin

Maqedonia

Këshilli Penal hedh poshtë ankesën e avokatit, konfirmon masën e paraburgimit për Artan Grubin

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 15:39
Artan Grubi

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30 ditor.

Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, caktoi paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”.

Vendimi, u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat