Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP.
“Në drejtim të përkushtimit tonë për të ndërtuar një forcë policore vërtetë të pajisur, moderne dhe evropiane, e cila do të ketë kapacitete për të luftuar të gjitha llojet e krimit dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sot kam mundësinë të vë në përdorim makina të reja të parashikuar për nevojat e reparteve dhe njësive policore.
Bëhet fjalë për vetura të prodhuesit Shkoda të blera nga ministria me prokurim publik, për të bërë rinovimin e parkut të automjeteve të ministrisë, e cila është në gjendje të palakmueshme dhe që planifikojmë ta rinovojmë pjesën më të madhe vitin e ardhshëm.
Policia e vendit do të jetë krenaria dhe bartësja e sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë dhe ne përpiqemi ta realizojmë këtë qëllim.
Po vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm me synime vërtet ambicioze për ndërtimin e stacioneve të reja policore, uniformat e reja për numrin më të madh të njësive policore dhe modernizimin në çdo segment të punës së policisë”, theksoi ministri Toshkovski.