Fetai për ndryshimet kushtetuese: Na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike

Maqedonia

Fetai për ndryshimet kushtetuese: Na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 22:57
Arben Fetai.

Kaloi afati prej 6 muajve të cilin e kishte dhënë koalicioni VLEN për ndryshimet kushtetuese, e të cilat nuk u bënë. Arben Fetai nga VLEN kërkoi edhe pak hapësirë, sepse siç tha liderët e VLEN-it shumë shpejt do të vendosin se çka më tutje.

“Ne jemi në 6 muajt e parë të qeverisjes dhe sinjali që dha dje doktori Arben Taravari ishte i qartë do të ulemi do t’i shohim. Ju lusim për durim deri pas Vitit të Ri, kur besoj kryetarët do të definojnë se çka bëjmë më tutje. Jemi vetëm 6 muaj në Qeverisje na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike marrë parasysh rrethanat në të cilat jemi tani”, tha zv. kryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai.

Mbrëmë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i bëri thirrje VLEN-it që të mos bëhen argatë dhe hyzmeqarë, por të reflektojnë dhe t’i kthehen rrugës së dinjitetit.

Fetai në përgjigje ndaj kësaj, tha se Ahmeti po flet nga përvoja e tij personale.

“Ahmeti flet nga përvoja e tij personale, si hyzmeqarë i Gruevskit dhe Mijallkovit gjë që u faktua edhe me lëvizjet që i kanë bërë. Ndryshimi i kodit penal u bë për ta kthyer Gruevskin në vend, patronin e Ahmeti dhe futjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit bashke me gjyqtarin e Mijallkovit, Bexhetin, u bë për shkak të Mijallkovit”, u shpreh Arben Fetai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat