Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme me 28 vota “pro” dhe dy “kundër” e miratoi buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2025.
Për Propozim-buxhetin janë dorëzuar 42 amendamente nga disa parti politike, dhe pas koordinimit të grupeve këshilldhënëse me kryetarin e Këshillit Trajko Sllaveski dhe kryetaren Danella Arsovska, disa nga amendamentet janë tërhequr në mënyrë të pavarur nga propozuesit, e disa u refuzuan për shkak të parregullsive teknike.
Buxheti i propozuar i Qytetit të Shkupit është 140 milionë euro.
Në seancë u miratua Plani i Programeve Zhvillimore për 2025-2027. Ky plan, siç shpjegoi Juliana Tasiq nga departamenti i financave të qytetit, paraqet një pamje afatmesme të programeve që janë të destinuara për zhvillimin e investimeve për periudhën e treguar.