Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe rrugë me lagështi.
“Ndalesë të qarkullimi të automjeteve të rënda vazhdon të ketë në rrugët Kriva Pallankë – vendkalimi kufitarë Deve Bair, Tetovë – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Pletvar, Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë”, thonë nga LAMM.
Nga atje poashtu njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensistet të moderuar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.