Seanca përgatitore për Ligjin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars të vitit 2025

Maqedonia

Seanca përgatitore për Ligjin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars të vitit 2025

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars 2025, janë përcaktuar çështjet juridike të kontestuara lidhur me iniciativat sipas këtij ligji, si dhe lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për opinioni. Kjo është dakorduar në takimin e djeshëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, tha kryetari i gjykatës Darko Kostadinovski.

“Në seancën përgatitore do të ftohen rreth 25 ekspertë dhe përfaqësues të shkencës dhe profesionit, nga fusha e së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe një përfaqësues nga Komisioni i Venecias”, informon Kostadinovski.

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor, Kostadinovski theksoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të interpretohet si dobësi. Më pas ai njoftoi se Gjykata do të vendosë për këtë çështje më së voni deri në maj.

Pas përfundimit të seancës përgatitore, atyre do t’u duhet jo më shumë se një muaj për të zhvilluar abstraktin në bazë të rezultateve të seancës përgatitore, që do të thotë, siç tha ai, më së voni në maj gjykata do të vendosë për çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat