Durmishi: Nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do të kufizojmë marzhën e fitimit

Maqedonia

Durmishi: Nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do të kufizojmë marzhën e fitimit

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 12:48
Besar Durmishi

“Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe sociale dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më të rrepta si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve”, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.

Siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit.

Ai tha se për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze.

Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat