Amnistimi i organizatorëve të 27 prillit, Sela: VLEN është në shërbim të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Amnistimi i organizatorëve të 27 prillit, Sela: VLEN është në shërbim të OBRM-PDUKM-së

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 17:39
Ziadin Sela

Paralajmërimet për amnistinë e mundshme të të akuzuarve në lëndën “Organizatorët e 27 prillit” kanë shkaktuar reagime në opinion.

Ziadin Sela nga Fronti Evropian thotë se kjo nuk është drejtësi dhe akuzon koalicionin VLEN se është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së dhe siç tha huliganëve të 27 prillit.

“Paralajmërimet për amnisti të 27 prillit, megjithëse për hir të së vërtetës nuk e di a ka ngel ndonjë që vuan burg, sepse të gjithë janë lënë të lirë. Nëse i shihni ata huliganë të 27 prillit të cilët ishin këtu asokohe, do të shihni që ata kanë edhe fotografi të përbashkëta edhe të VLEN-it dhe komunikojnë vazhdimisht dhe ky është turp dhe faqja e zezë e këtyre njerëzve, të cilët nga dëshira për pushtet nuk shohin gjë dhe vlerë mbi të cilën nuk janë të gatshëm që të shkelin. Thjesht janë vendos në shërbim të VMRO-së ashtu siç janë vendos në shërbim të huliganëve të 27 prillit”, tha Ziadin Sela, Fronti Evropian.

Tema u riaktualizua një ditë më parë, kur Prokuroria dorëzoi mendim në Gjykatë Penale se Ligji i Amnistisë duhet të vlejë edhe për rastin “Organizatorët e 27 prillit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat