Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen

Maqedonia

Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Komisionet amë në Kuvend kanë dhënë dritë jeshile për rregullimin e pagave të gjykatësve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëve publik, anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, si dhe funksionarëve të zgjedhur dhe atyre të emëruar.

Me propozim ligjin e ri, ndryshojnë koeficientet për llogaritje të pagës me çka do të sigurohet rregullore stabile gjatë pagesës së pagave dhe do të parandalohet rritja e mëtejme e pagave për personat e lartpërmendur.

Shqyrtimi i propozim ligjeve u bë me procedurë të shkurtuar dhe nuk pati të dorëzuar asnjë amendament nga partitë politike.

“Duam ta arrijmë atë nivelizim të mos ketë rritje të pagave të funksionarëve por të ketë diku edhe ulje. Ndryshuam koeficientet të cilat sipas formulës për pagesën e pagave shumëzohen me pagën mesatare bruto të paguar. Në këtë mënyrë do ta arrijmë atë efekt që e kemi përmendur, të na kuptojnë qytetarët më mirë, vitin e ardhshëm do të rriten të gjitha pagat e të punësuarve në sektorin privat dhe publik, por nuk do të rriten pagat e funksionarëve”, deklaroi Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat