Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i është përgjigjur deklaratave të Ziadin Selës i cili, gjatë ditës së sotme e ka quajtur intrigant Taravarin.
Taravari në reagimin e tij shkruan se Selës nuk i ngjanin sot fjalët që i tha, duke ndjerë keqardhje për të.
“Deklarata e dikujt që mendoja se e njihja më tregoi sot se disa njerëz i ndryshon halli shumë… Nuk i shkonin as fjalët që tha dhe as njerëzit që i rrinin prapa! Për të ardhur keq!”, ka shkruar Taravari.
Përgjigja e Selës për Taravarin erdhi pasi u pyet për një ribashkim të mundshëm të dy fraksioneve të ASH-së.