Siljanovska Davkova emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje

Maqedonia

Siljanovska Davkova emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 14:24

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova ka marrë vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje.

Kabineti i Siljanovska – Davkova informoi se për kryetar të Komisionit është emëruar Valentin Mirçevski, ndërsa anëtarë të komisionit janë emëruar Gzime Starova, Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, Ana Durllovski, Reshat Ameti, Dejan Geogievski, Evgenija Teodosievska, Zharko Basheski, Olivera Nakovska Bikova dhe Vesna Petrushevska, përcjell AIM.

“Komisionin për Dekorata dhe Mirënjohje e përbëjnë individë të cilët gjatë karrierës së tyre profesionale kanë realizuar arritje të rëndësishme dhe kanë arritur reputacion të lartë në shoqërinë maqedonase.

Ata janë ekspertë të njohur, të cilët me punimet dhe arritjet e tyre janë shquar në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, siç janë shkenca, kultura, arti, arsimi, shëndetësia, sporti”, njoftoi Kabineti i presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat