Kryeparlamentari Afrim Gashi ka konfirmuar sot se Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, por jo pa u konsultuar me Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se qëllimi është që të shmanget gabimi ligjor, por edhe të vazhdojë procedura.
Raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësor, sipas Gashit, në një farë mënyre është fajësim i anëtarëve dhe arsye mjaft e mirë për të zbatuar njoftimet e qeverisë për ndryshime në këtë organ ekspert nga sektori i drejtësisë.
“Raporti negativ për Këshillin Gjyqësor do të thotë që Kuvendi në njëfarë mënyre i revokon dhe kjo do të thotë se mund të fillojë procedura për shkarkimin e tyre dhe emërimin e të rinjve.
Procedura është përcaktuar në Rregulloren e Punës, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Ashtu siç janë emëruar, ashtu do të shkarkohen”, tha Gashi.