Gashi: Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Gashi: Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 17:58
Kryeparlamentari Afrim Gashi

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka konfirmuar sot se Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, por jo pa u konsultuar me Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se qëllimi është që të shmanget gabimi ligjor, por edhe të vazhdojë procedura.

Raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësor, sipas Gashit, në një farë mënyre është fajësim i anëtarëve dhe arsye mjaft e mirë për të zbatuar njoftimet e qeverisë për ndryshime në këtë organ ekspert nga sektori i drejtësisë.

“Raporti negativ për Këshillin Gjyqësor do të thotë që Kuvendi në njëfarë mënyre i revokon dhe kjo do të thotë se mund të fillojë procedura për shkarkimin e tyre dhe emërimin e të rinjve.

Procedura është përcaktuar në Rregulloren e Punës, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Ashtu siç janë emëruar, ashtu do të shkarkohen”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat