Mickoski: Qytetarët grabiten nga tregtarët e mëdhenj me miratimin e Mickoskit

Maqedonia

Mickoski: Qytetarët grabiten nga tregtarët e mëdhenj me miratimin e Mickoskit

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Qytetarët në vend të uljes së çmimeve dhe produkteve më të lira, fjalë për fjalë grabiten nga tregtarët e mëdhenj, dhe me miratimin e Mickoskit, i cili i lejoi ata të përfitojnë shumë në kurrizin e popullit, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se grabitja e qytetarëve nga tregtarët e mëdhenj për disa milionë euro përmes të ashtuquajturve “shporta”.

“Nga xhepat e qytetarëve në periudhën e kaluar janë nxjerrë disa milionë euro si rezultat i kësaj politike të keqe të Mickoskit.

Dëmi nuk mund të kompensohet dhe shumë familje do të përballen me vështirësi ekonomike pikërisht në prag të festave të Vitit të Ri.

Shtrohet pyetja, çfarë i kishte borxh Mickoski tregtarëve, për t’i lejuar ata të grabisin qytetarët në mënyrë të pamatur?”, pyesin nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat