Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi–Zejdi ka reaguar pasi kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Arsimin Fillor, me ç’rast drejtorët e shkollave do t’i nënshtrohen testit për njohjen e gjuhës maqedonase.
Zejdi thotë se ky ligj po maqedonizon shkollat shqiptare, ndaj akuzon edhe VLEN-in se po zbaton agjendën e OBRM-PDUKM-së pasi deputetët e koalicionit VLEN votuan pro këtij ligji.
Reagimi i plotë:
VASALITETI KA EMËR – VLEN
Në Kuvendin e RMV-së, sapo kaloi Ligji për Arsim Fillor, në të cilin është përcaktuar që të gjithë drejtorët e shkollave fillore t’i nënshtrohet testit për njohjen e gjuhës maqedonase.
Fatkeqësisht, deputetët e VLEN-it, refuzuan thirrjen tonë që të mos votohet ky ligj i cili është pjesë e agjendës nacionaliste të VMRO-së për maqedonizimin edhe të shkollave fillore shqipe.
Kështuqë, TË GJITHË deputetët e VLEN-it unanimisht votuan që, në 367 shkolla fillore të pastra shqiptare drejtorët të jenë të detyruar të kenë certifilatë për njohjen e gjuhës maqedonase, pavarësisht faktit që të gjthë nxënësit në këto shkolla janë shqiptarë.
Turp!!!