Prokuroria formoi lëndë pas deklaratës së Mickoskit se ai është përcjellë gjatë kohës sa ishte opozitar

Maqedonia

Prokuroria formoi lëndë pas deklaratës së Mickoskit se ai është përcjellë gjatë kohës sa ishte opozitar

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 23:17
Hristijan Mickoski

Prokuroria Publike tashmë ka formuar lëndë sipas informacionit në bazë të deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, në lidhje me informacionet që i ka nxjerrë në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka përcjellë fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse gjoja ka qenë udhëheqës i formacionit paraushtarak.

“Prokuroria Publike tashmë ka formuar lëndë sipas informacionit në bazë të deklaratës së djeshme të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilën Prokurori Publik i RMV-së tashmë e ka njoftuar Kryeministrin në takimin e sotëm. Lënda tashmë është dorëzuar në prokurorinë kompetente për të hetuar pretendimet”, inforuan sot pasdite nga Prokuroria Publike.

Kryeministri Mickoski deklaroi sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarit se këto shkrime, raporte ose dezinformats janë krijuar në fillim të vitit 2020, kur është vit zgjedhor.

“Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye legjitime nuk do të them se kush është, ka në dispozicion informacione të këtilla në të cilat unë frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste, e me këtë rast nuk e ka informuar Ministrinë e Brendshme. Dhe lind pyetja se pse nuk e ka informuar atë. Përgjigja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte z. Naqe Çulev, po flas në vitin 2020. Kjo ishte vetëm një mënyrë përmes montazhit të sigurohet mbulim fizik i liderit të partisë më të madhe politike në atë kohë – OBRM-PDUKM. Pjesa tjetër i mbetet prokurorisë, për të parë nëse ky zë do të arrijë deri te ata dhe nëse do të ndërmarrin masa”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat