“Më shumë se 30 vite, LSDM dhe OBRM-PDUKM janë në garë për të kënaqur orekset kleptomane të oligarkëve vendor. Derisa Odat Ekonomike i shkruajnë masat qeveritare, politika e këtillë do të mbetet e pandryshuar”, thonë nga “E Majta”.
Sipas informacioneve nga “E Majta” inflacioni rritet, fuqia blerëse ulet, pagat stagnojnë, kurse masat afatshkurtëra të Qeverisë në vend që ta amortizojnë inflacionin, në periudhë afatgjatë thelluan xhepat e oligarkëve, duke potencuar se Inspektorati dhe shërbimet e shtetit nuk treguan karakter dhe dështuan para profiteve enorme të mafisë tregtare.
Lidhur me këto masa, “E Majta” propozon:
1.Definimin e profitit të lejuar – kufizimin e profitit si dallim midis faturës hyrëse dhe çmimeve dalëse me pakicë;
2.Shfuqizimin e përkohshëm të TVSH-së për produktet themelore;
3. Shfuqizimin e përkohshëm të doganave – për grupe të caktuara të prodhimeve, me qëllim të uljes së harxhimeve dhe stabilizimit të çmimeve;
4.Mbështetje urgjente të prodhimtarisë vendore – përmes programeve për rritjen e konkurencës për produktet më deficitare, çmimet e të cilëve janë rritur më së shumti.
‘E Majta” i bën thirrje Qeverisë që të mos bëhen shërbëtorë të oligarkëve dhe urgjentisht t`i zbatojë propozim-masat e propozuara.