Publikohen pesë thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore

Maqedonia

Publikohen pesë thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave shpalli 5 thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Thirrja e parë publike i referohet paraqitjes së ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi 3 hektarë.

Ndërsa katër thirrjet e tjera publike i referohen paraqitjes së ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në 3 hektarë për qarqe dhe komuna të ndryshme kadastrale.

Ofertat dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Thirrjes Publike në gazetat ditore që botohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Thirrjet publike publikohen edhe në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat